Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Donatorët të mbështesin Kosovën


150 milionë dollarë nga ndihmat amerikane për Kosovën do të shkojnë për shlyerjen e borxhit të jashtëm, që nga koha e ish Jugosllavisë.

Lajmi bëhet i ditur nga Henrietta Fore, shefe e USAID-IT. Fore, para mediave në Bruksel, përsëriti se Uashingtoni do të japë mbi 400 milionë dollarë për Kosovën në konferencën e donatorëve që mbahet nesër.

Duke folur për planin e paraqitur nga Qeveria e Kosovës Fore tha se "është një plan i mirë, që duhet mbështetur nga donatorët. Është një moment i rëndësishëm në historinë e Kosovës dhe meriton mbështetjen e të gjithëve".

Shefi i USAID për Kosovën Michael Farbman tha se "ne do vazhdojmë ndihmën substanciale për Kosovën, por kurrë nuk ka për të qenë mjaftueshëm".

Farbman nënvizoi se ideja e konferencës së donatorëve dhe ndihmës së premtuar është "krijimi i një mjedisi më të mirë, ku sundon shteti ligjor dhe elementë të tjerë të nevojshëm për mjedisin e zhvillimit të biznesit".
XS
SM
MD
LG