Ndërlidhjet

logo-print

Brown: Rasti Litvinjenko, nuk është mbyllur


Çështja e Aleksandër Litvinjenkos "nuk do të mbyllet", i ka deklaruar kryeministri britanik, Gordon Brown presidentit rus, Dimitri Medvedev gjatë takimit të G8-ës.

Brown duke folur para parlamentit britanik tha se ia kishte bërë të qartë shefit të Kremlinit se bllokimi për rastin e Litvinjenkos është i papranueshëm.

Litvinjenko, ish agjent i shërbimit rus të zbulimit kërkoi strehim në Britani, duke u kthyer në një kundërshtar të politikave të ish presidentit rus Vladimir Putin.

Litvinjenko vdiq i helmuar nga plutoniumi në Londër në vitin 2006.

Rusia nuk po bashkëpunon me drejtësinë britanike për kapjen e autorëve. I akuzuari kryesor nga drejtësia britanike, një ish koleg i Litvinjenkos tashmë është anëtar i parlamentit rus.
XS
SM
MD
LG