Ndërlidhjet

Rritet bashkëpunimi Turqi-Irak


Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij irakian Nuri al Maliki nënshkruan në Bagdad marrëveshjen që parasheh forcimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë dhe sigurisë.

Erdogan është udhëheqësi i parë turk që viziton Bagdadin që nga ndërhyrja ushtarake e vitit 2003.

Raportet mes dy vendeve kanë njohur periudha të vështira si pasojë e aksioneve ushtarake turke kundër militantëve kurdë në territorin irakian.
XS
SM
MD
LG