Ndërlidhjet

Uashington: Senati e konfirmoi emërimin e gjeneralit Petraeus


Senati i Shteteve të Bashkuara e ka konfirmuar emërimin e gjeneralit David Petraeus për komandant të Komandës qendrore për Lindje të Mesme, përfshirë Irakun dhe Afganistanin.

Në këtë post, ai do të mbikëqyrë operacionet ushtarake në rajon, që përfshijnë poashtu Iranin, Pakistanin dhe ujërat e rëndësishme detare, siç janë ato në Gjirin Persik.

Mendohet se këtë detyrë, gjenerali Petraeus do ta marrë diku pas muajit shtator.
XS
SM
MD
LG