Ndërlidhjet

Kabul: U vranë dy ushtarë të Forcës ndërkombëtare


Forca ndërkombëtare ndihmëse e sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, njoftoi se dy pjesëtarë të saj janë vrarë nga një shpërthim i bombës në lindje të Afganistanit.

Nëpërmjet një kumtese, kjo forcë tha se ky eksplodim vdekjeprurës u bë në provincën Paktika.

Një ushtar tjetër u plagos nga ky shpërthim. Nuk është dhënë kombësia e ushtarëve të vrarë.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se këtë vit në Afganistan janë vrarë 100 ushtarë ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG