Ndërlidhjet

Thaçi: Dje kemi aplikuar për anëtarësin në Bankën Botërore dhe FMN


Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, tha sot në Bruskel, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

"Po, dje ne kemi aplikuar për të qenë anëtarë të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar", tha zoti Thaçi dhe shtoi se së shpejti pret përgjigjje pozitive.

Këto komente, kryeministri Thaçi i bëri në Bruksel, para fillimit të Konferencës ndërkombëtare të donatorëve për Kosovën.
XS
SM
MD
LG