Ndërlidhjet

Lavrov: Irani dëshmoi kapacitetet e kufizuara


Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se testet raketore të Iranit, gjatë kësaj jave, manifestuan kapacitetet e kufizuara të arsenalit të Teheranit dhe dëshmuan se është i panevojshëm sistemi amerikan i mbrojtjes raketore në Evropë.

"Testet e bëra nga Irani vetëm konfirmuan se Irani tani ka raketa me rreze veprimi deri në dy mijë kilometra, që dëshmon se sistemi i planifikuar amerikan në Evropë, me këto parametra, është i panevojshëm" tha Lavrov.

Para dy ditësh Irani testoi disa raketa, përfshirë atë që mund të arrijë Izraelin.
XS
SM
MD
LG