Ndërlidhjet

logo-print

Waldner: Ndoshta kuartet për Gjeorgjinë


Komisionerja për Marrëdhënie me Jashtë e Bashkimit Evropian mbështeti idenë për
ndërmjetësim të shtuar ndërkombëtar në zbutjen e tensioneve rreth rajonave të Gjeorgjisë, që synojnë shkëputjen.

Benita Ferrero Waldner tha se një format i tillë si "Kuarteti" i Lindjes së Mesme është i nevojshëm për të sjell në tryezën e bisedimeve Gjeorgjinë dhe Rusinë si dhe palët tjera si BE-ja dhe OSBE-ja.

Zyrtarët amerikanë propozuan dje takim të nivelit të lartë përfshirë: Evropën, Rusinë dhe Gjeorgjinë, si përpjekje për zgjidhjen e konflikteve në Abkazi dhe në Osetinë Jugore.
XS
SM
MD
LG