Ndërlidhjet

Talebanët kërcënojnë të vrasin pengjet


Militantët talebanë në Pakistan thanë se nesër do të fillojnë të vrasin grupin e pengjeve, në rast se disa kryengritës nuk lirohen nga burgjet.

Zëdhënësi taleban Maulvi Umar tha se militantët mbajnë 29 persona, shumica prej tyre forca të sigurisë, të zënë robë gjatë sulmit në stacionin e policisë, të mërkurën.

Kërcënimi u bë pas arrestimit nga policia të një militanti, për të cilin besohet se është zëvendës i një komandanti taleban.
XS
SM
MD
LG