Ndërlidhjet

Izraeli mohon akuzat ndaj forcave ajërore


Ushtria e Izraelit i quajti false raportet sipas të cilave aeroplanët e tij ushtarakë kanë zhvilluar trajnime sekrete në zonat e kontrolluara nga amerikanët në Irak.

Ushtria tha se këto raporte "nuk kanë kurrëfarë baze". Edhe ushtria irakiane i ka hedhur poshtë si të pa baza, ndërsa ushtria amerikane nuk i ka komentuar ato.

Një faqe irakiane interneti kishte raportuar se aeroplanët ushtarakë izraelitë po shfrytëzojnë bazat amerikane në Irak për trajnime sekrete për sulme eventuale ndaj programeve bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG