Ndërlidhjet

logo-print

Kryetari sudanez mund të akuzohet për gjenocid


Qeveria e Sudanit tha sot se përpjekjet për paqe në këtë vend mund të "shkatërrohen" nëse Gjykata Ndërkombëtare për Krime (ICC) akuzon presidentin Omar al Bashir për krime lufte në Darfur.

Deklarata u bë nga Ministri i Jashtëm Al Sammani al Vasila, pasi zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian konfirmuan se prokurorët e ICC-ës me siguri do të lëshojnë fletarrest për presidentin Bashir, javën e ardhshme.

Sipas njoftimeve, Bashir do të akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në Darfur gjatë pesë viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG