Ndërlidhjet

Avancim rreth çarmatimit bëthamor të Koresë Veriore


Përfaqësuesit e gjashtë vendeve kanë lëvizur në drejtim të jetësimit të marrëveshjes për verifikimin e zotimeve bërthamore të Koresë Veriore me qëllim të çarmatimit.

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Kristofer Hill, ka deklaruar se "masat do të përfshinin vizitën në instalimet bërthamore në Korenë Veriore, hetim të hollësishëm të rezultateve që ky vend i ka arritur dhe takimin me zyrtarët".

Verifikimi do të mund të zgjasë disa javë ose muaj, ndërsa administrata e presidentit Bush dëshiron të shoh përfundimin e programit bërthamor të Koresë Veriore para përfundimit të mandatit presidencial.
XS
SM
MD
LG