Ndërlidhjet

logo-print

Arrihet marrëveshje me Penjanin


Bisedimet gjashtëpalëshe për programet bërthamore të Koresë së Veriut të zhvilluara në Pekin, përfunduan me marrëveshje.

Penjani pranoi të marrë të gjitha masat për të paaftësuar të gjitha uzinat bërthamore deri në fund të tetorit.

Koreja e Veriut gjithashtu pranoi që të lejojë ekspertët e huaj që të verifikojnë mbylljen e qendrave bërthamore.
Në takim nuk u vendosën afatet kohore për verifikimin nga inspektorët ndërkombëtarë.

Në procesin e verifikimit të mbylljes së uzinave bërthamore nga Koreja e Veriut mund të kërkohet dhe ndihma e agjencisë së Kombeve të bashkuara për Energjinë Bërthamore.

Bisedimet gjashtëpalëshe përveç Koresë së Veriut përfshijnë dhe Korenë e Jugut, Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën dhe Japoninë.
XS
SM
MD
LG