Ndërlidhjet

Assad viziton Parisin


Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad filloi vizitën në Paris, ku do të takohet me homologun e tij francez, Nicholas Sarkozy dhe do marrë pjesë në takimin e Mesdheut.

Kjo vizitë shënon rikthimin e Assadit në skenën ndërkombëtare, që nga viti 2005 kur Siria u akuzua për vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri.

Në takimin e Mesdheut marrin pjesë 40 udhëheqës nga vende të ndryshme dhe synohet forcimi i bashkëpunimit mes Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.
XS
SM
MD
LG