Ndërlidhjet

logo-print

Sulm me viktima në Afganistan


Nga një sulm vetvrasës në provincën afgane të Helmandit u vranë dy ushtarë afganë dhe një fëmijë. Nga i njëjti sulm u plagosën pesë persona, në mesin e të cilëve dhe një polic.

Sulmi kishte si cak automjetet e forcave afgane të sigurisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters rreth 700 civilë kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në Afganistan në gjashtë muajt e parë të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG