Ndërlidhjet

Topi: Raportet Tiranë – Shkup shumë të mira


Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi tha se raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë janë shumë të mira dhe të dy palët kanë vullnet për avancimin e tyre në të gjitha nivelet.

Ai tha se beson që pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë së re, në Maqedoni do të zhvillohet procesi i demokratizimit dhe integrimit evroatlantik.

Në një intervistë për mediat serbe, Topi gjithashtu tha se shqiptarët në Maqedoni kanë rol shumë pozitiv në krijimin e klimës për raporte të mira Shqipëri – Maqedoni.

Presidenti i Shqipërisë tha se faktori shqiptar në rajon ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm konstruktiv në të gjitha proceset integruese.
XS
SM
MD
LG