Ndërlidhjet

logo-print

Sudani përgatitet për akuzë të re të ICC-së


Presidenti i Sudanit Omar al Bashir po zhvillon një takim urgjent të kabinetit të tij, rreth planeve të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime (ICC) që t'i akuzojë liderët sudanezë për krime lufte në Darfur.

Ministria e Jashtme tha se autoritetet po shtojnë masat e sigurisë rreth ambasadave perëndimore në Kartun dhe parashikojnë "kaos" në rast të ngritjes së padisë ndaj presidentit al Bashir.

Prokurorët kanë thënë se do të hapin një rast të ri për krimet në Darfur dhe emrat e të dyshuarëve do të publikohen nesër.
XS
SM
MD
LG