Ndërlidhjet

Kouchner: Samiti në Paris paraqet "kohë për shpresë" për Lindjen e Mesme


Ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner, vlerësoi se samiti në Paris, për formimin e një Unionit të Mesdheut, paraqet "kohë për shpresë" për Lindjen e Mesme.

Para fillimit të samitit, zoti Kouchenr tha se Unioni, nga 43 shtete, ndërmjet Evropës dhe shteteve të Mesdheut është një "projekt kolektiv për zhvillim ekonomik, për paqe, për sundimin e ligjit dhe për solidaritet".

Mikpritës i samitit është presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, që para do kohe e ka marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG