Ndërlidhjet

Paris: Filloi samiti i vendeve evropiane dhe i atyre mesdhetare


Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, sot e hapi samitin e vendeve evropiane dhe të Mesdheut, duke bërë thirrje për paqe në Lindjen e Mesme.

Para më se 40 liderëve të "Unionit të Mesdheut" zoti Sarkozy tha se duhet të ekzistoj respekti reciprok dhe rritje e solidaritetit ndërmjet shteteve të këtij rajoni.

Ai kërkoi nga vendet e Lindjes së Mesme që ta ndjekin modelin evropian të pajtimit dhe të integrimit.

Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, që është bashkpresident i këtij grupi së bashku me zotin Sarkozy, tha se BE-ja duhet të ndihmoj në promovimin e rritjes në Mesdhe, ose mund të ballafaqohet me një fluks masiv të imigrantëve në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG