Ndërlidhjet

Paris: Olmert shpreson për kontakte të Izraelit me Sirinë


Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, tha se shpreson se Izraeli dhe Siria së shpejti do t'i fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta për paqe. Ai u tha sot gazetarëve në Paris, ku po merr pjesë në samitin e vendeve evropiane dhe mesdhetare, se kontaktet aktuale të tërthorta të Izraelit me Sirinë, që po ndërmjetësoheshin nga Turqia, mund të shndërrohen në kontakte të drejtpërdrejta.

Në samitin e Parisit po merr pjesë edhe presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.

Burime diplomatike thanë se të dy liderët e kanë mbajtur një takim jo të drejpërdrejtë nëpërmjet të kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Raportohet se kryeministri izraelit Olmert i ka thënë zotit Erdogan se "ai është absolutisht serioz për të lëvizur përpara me sirianët".
XS
SM
MD
LG