Ndërlidhjet

Varshavë: Nga një fatkeqësi trafiku humbi jetën Bronislav Geremek


Policia njoftoi se ish ministri i jashtëm, Bronislav Geremek, sot humbi jetën në aksident trafiku në pjesën perëndimore të Polonisë.

U bë e ditur se i ndjeri Geremek vdi q pasi makina e tij u ndesh me një makinë tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.

Bronislav Geremek, 76 vjeçar, kishte shërbyer si këshilltari krysor i Leh Valensës dhe i lëvizjes së tij Solidariteti, që ndihmoi në përmbysjen e komunizmit në Poloni.

Prej vitit 1997 e deri në vitin 2000 ai ishte ministër i jashtëm, ndërsa së fundi ishte anëtar i Parlamentit Evropian.
XS
SM
MD
LG