Ndërlidhjet

Turqi: Akuza për rrëzimin e qeverisë


Kryeprokurori në Turqi tha se ka ngritur akuzë për terrorizëm ndaj dhjetëra të dyshuarve për përfshirje në komplotin për rrëzimin e qeverisë me bazë Islamike.

Aykut Cengis Engin tha se të dyshuarit akuzohen për formimin dhe anëtarësinë në organizatë terroriste, apo për nxitjen e trazirave publike me qëllim rrëzimin e qeverisë.

Të dyshuarit janë arrestuar si pjesë e hetimeve ndaj një grupi të linjës së fortë kundërlaiciste dhe nacionaliste.
XS
SM
MD
LG