Ndërlidhjet

Takime parlamentare Shqipëri - Kosovë


Përfaqësues të komisionit për integrim të Kuvendit të Kosovës po zhvillojnë takime në Tiranë me kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe homologët e tyre.

Ndërtimi i institucioneve të Kosovës, njohja ndërkombëtare dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare janë temat kryesore të këtyre takimeve.

Deputetët e Kosovës do të diskutojnë edhe për mënyrat e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy parlamenteve, në çështje të integrimit dhe përafrimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG