Ndërlidhjet

Karzai:Raporte të mira me SHBA-në e Iranin


Presidenti afgan Hamid Karzai tha se vendi i tij nuk dëshiron "të përdoret" në ndonjë konflikt mes vendeve të ndryshme. Komentet e Karzait, që u bënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, nuk specifikonin ndonjë vend konkret. Karzai foli për raporte të mira të Afganistanit si me Iranin edhe me Shtetet e Bashkuara. Deklarata e presidentit afgan vjen në kohën e tensioneve të shtuara mes Teheranit dhe Uashingtonit për programet bërthamore të Iranit.

Sa i përket zhvillimeve të sigurisë në Afganistan njoftohet për vrasjen e së paku gjashtë pjesëtarëve të forcave vendore në krahinën Helmand. Gjatë fundjavës në krahinën Kunar, janë vrarë nëntë ushtarë amerikanë. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës për forcat amerikane atje gjatë viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG