Ndërlidhjet

Obama shpalos vizionin për Irakun


Barack Obama do shpalosë vizionin e tij mbi Irakun dhe çështjet e sigurisë kombëtare amerikanegjatë një fjalimi që do mbajë nesër në Uashington.

Kandidati presidencial i demokratëve amerikanë deri tani ka premtuar se do tërheqë pjesën më të madhe të trupave amerikane nga Iraku deri në gjysmën e parë të 2010.

Aty do të mbetet, për një kohë të pacaktuar një forcë mobile që do luftojë militantët e mbetur të Al Kaidës.

Obama pritet të udhëtojë në Afganistan dhe në Irak së shpejti, derisa burimet palestineze thanë se ai do vizitojë dhe Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG