Ndërlidhjet

logo-print

Gjukiç-Dejanoviç: Kosova, jo çështje e parë


Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Sllavica Gjukiç Dejanoviç në një intervistë për Radion Evropa e Lirë përsërit qëndrimin serb për Kosovën se "sovraniteti dhe integriteti i Serbisë nuk është temë diskutimi".

"Ne besojmë se çështja e Kosovës dhe qëndrimi ynë për sovranitetin dhe integritetin e Serbisë si një vend nuk është në diskutim. Ne jo vetëm që do përsërisim deklaratat tona, por do të qëndrojmë për përmbushjen e këtyre parimeve. Por ne nuk do ta trajtojmë Kosovën si çështje që vjen para gjithë të tjerave dhe që do përmirësojë jetën e kombit tonë", tha Sllavica Gjukiç Dejanoviç.
XS
SM
MD
LG