Ndërlidhjet

logo-print

A po krijohet boshti anti-rus në BE?

  • Brian Whitmore

Kryeministri britanik, Gordon Brown dhe presidenti rus Dimitri Medvedev

Kryeministri britanik, Gordon Brown dhe presidenti rus Dimitri Medvedev

Në BE janë vende si Gjermania, Franca, Italia që e mirëpresin Moskën. Por janë dhe vendet ish komuniste si Polonia e Çekia që kërkojnë më shumë përballje me Rusinë. A do tu bashkohet Londra vendeve "anti-ruse"?

Kur kryeministri britanik Gordon Brown u takua me presidentin rus Dimitri Medvedev gjatë takimit të G8-ës ai kishte një agjendë të qartë.

Për fillim Brown dëshironte të ushtronte presion ndaj Kremlinit për vrasjen e ish agjentit rus Aleksandër Litvinjenko në Londër në vitin 2006. Thuajse në të njëjtën kohë BBC-ja transmetonte një intervistë, e cila e lidhte shtetin rus si orkestures të helmimit me polonium të Litvinjenkos.

Brown donte të përballej me Medvedin edhe për mbylljen e dy zyrave të British Council në Rusi dhe trajtimin e punonjësve të huaj në kompaninë e naftës TNK-BP, një bashkëpunim ruso-britanik.

Duke pasur parasysh çmimet aktuale të naftës dhe shumicën e shteteve evropiane të interesuara për bashkëpunim me Moskën, Medvedevi nuk dukej i shqetësuar nga përballja me Brown. Protestat e kryeministrit britanik u pritën me indiferencë nga shefi i Kremlinuit.

"Vendet e mëdha evropiane me shpejtësi po përpiqen të bëjnë paqe me Rusinë. Ju e keni sot Francën, Gjermaninë dhe Italinë në kampin rus, sa i përket energjisë. Deri në një farë mase mendoj se shqetësimet britanike, janë disi të izoluara", sqaron për REL njohësi i Rusisë, Edward Lucas.

Nëse kjo është e vërtetë Brown ka ende një kartë të fuqishme për të luajtur. Rusia po ndërmjetëson një marrëveshje kyçe me Bashkimin Evropian, që do vërë kornizën e bashkëpunimit Moskë-Bruksel në fusha jetike si energjia, siguria dhe tregtia.

Gjermania, Franca e Italia, bazuar në interesat e tyre në fushën e energjisë duan raporte më pajtuese mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë.
Vende si Polonia, Çekia dhe ato balltike, që e kanë të freskët në kujtesë sundimin sovjetik duan qasje më të ashpër të Brukselit ndaj Moskës. Edhe shtete si Suedia shpesh i janë bashkangjitur vendeve ish-komuniste në qëndrimet ndaj Rusisë.

Nëse Britania vendos t'i bashkangjitet këtij grupi, që Lucas e quan "boshti anti-Kremlin në Evropë", mund t'i japë një dinamikë të re raporteve BE-Rusi.

"Për mua pyetja interesante është nëse Britania do të hedhë fuqishëm mbështetjen e saj në bllokun anti-rus që po lind nga Çekia, Polonia dhe Suedia", thotë Lucas.
Ka disa të dhëna që tregojnë se Londra po lëviz në këtë drejtim.

Një moment kthese brenda BE-së dhe në raportet mes Brukselit e Moskës është qasja ndaj krizës në Gjeorgji me rajonet separatiste të Abkazisë dhe Osetisë Jugore.

"BE-ja po kupton gjithmonë e më mirë se Kaukazi është pjesë e fqinjëve të saj dhe mendoj se do jetë e vullnetshme të bëjë deklarata të forta e ndoshta edhe të marrë masa përballë Rusisë", thotë për REL Sabine Freizer nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Por padyshim ka faktorë të rëndësishëm që e parandalojnë BE-në të përballet me Rusinë.

Vëzhguesit e Kremlinit thonë se në elitën ruse po debatohet efikasiteti i një politike të jashtme të linjës së ashpër të zbatuar vitet e fundit.

Analisti polak Eugen Smolar thotë se ka interesa të mëdha ekonomike që nuk e lejojnë Evrpën ta shohë Rusinë si armik.

Por këtyre llogaritjeve mund tu vijë fundi nëse kundërshtitë ango-ruse hapen.


XS
SM
MD
LG