Ndërlidhjet

Al Bashir: Gjykata nuk ka juridiksion


Sudani ka hedhur poshtë akuzat për gjenocid të ngritura nga Gjykata Penale Ndërkombëtare ndaj presidentit sudanez Omar al Bashir.

"Nga fillimi kemi thënë se nuk jemi anëtar të kësaj gjykate dhe nuk jemi nënshkrues të protokollit të krijimit të saj. Për pasojë gjykata nuk ka juridiksion mbi Sudanin", tha al Bashir.

Nënpresidenti sudanez Ali Osman Taha tha se siguria e punonjësve humanitarë ndërkombëtar në Darfur nuk është e garantuar.

Shtëpia e Bardhë ka shprehur shqetësimin për gjendjen në terren.

"Presidenti tha se është shumë i shqetësuar për rritjen e pasigurisë në Darfur dhe pasojat që ka mbi civilët dhe punonjësit humanitarë, që po rrezikojnë jetët e tyre për të ndihmuar dhe mbrojtur të rrezikuarit", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perrino.
XS
SM
MD
LG