Ndërlidhjet

Athinë: Shkupi synon shkatërrimin e negociatave për emër


Greqia sot ka akuzuar Maqedoninë se po përpiqet t'i shkatërroj përpjekjet për zgjidhjen e mospajtimeve për emër duke kërkuar nga Athina që ta njohë pakicën maqedonase në Greqi.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, "po synon t'i shkatërroj negociatat dhe t'i çoj ato drejt bllokimit", tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke, George Koumoutsakos.

Ai mëtutje tha se "me këtë logjikë, do të jetë shumë vështirë që negociatat të vazhdojnë".

Dje qeveria e Greqisë njoftoi se kryeministri Costas Karamanlis, e kishte marrë një letër nga Nikolla Gruevski, në të cilën ai, siç thuhet në njoftim, kishte "bërë deklarata të papranueshme lidhur me minoritetet joekzistuese".
XS
SM
MD
LG