Ndërlidhjet

Medvedev: Kosova për BE-në si Iraku për SHBA-të


Presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedev, ka deklaruar se shpallja e pavarësisës së Kosovës paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Në një takim me ambasadorët rusë në Moskë, Dmitrij Medvedev, ka thënë se si shkelje të së drejtës ndërkombëtare pos tjerash duhet rradhitur edhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

Ai me këtë rast ka pohuar se për "Bashkimin Evropian Kosova është njësoi se Iraku për Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

"Në rastin e Kosovës sërish janë shkelur ligjet ndërkombëtare si parim fundamental i ekzistencës së shteteve dhe zhvillimit të proceseve evropiane dhe botërore", ka thënë Medvedev.
XS
SM
MD
LG