Ndërlidhjet

Kartum: Sudani i hodhi poshtë akuzat ndaj presidentit


Sudani ka hedhur poshtë ngritjen e akuzës nga Tribunali i Hagës ndaj presidentit të këtij vendi, Omar al-Bashir, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Zoti al-Bashir tha se akuzat ishin të gjitha "gënjeshtra" dhe se kjo gjykatë nuk ka juridiksion në Sudan:

- Prej fillimit ne kemi thënë se ne nuk jemi anëtarë të Gjykatës dhe nuk jemi nënshkrues të protokolit të tyre. Gjykata nuk ka juridiksion ndaj Sudanit, tha presidenti Omar al-Bashir.

Dje Tribunali i Hagës kërkoi nga Gjykata që të bëhet një fletë arrest për presidenti al-Bashir.

Njëherësh, nënkryetari i Sudanit, Ali Osman Taha, tha se autoritetet nuk mund të garantojnë sigurinë e punëtorëve humanitarë në Darfur, ku nga sulmet e militantëve arabë janë vrarë qindra mijëra vetë dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre prej se kishte filluar lufta në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG