Ndërlidhjet

Obama dhe McCain paraqitën prioritetet e tyre


Të dy kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara sot mbajtën fjalime, në të cilat i paraqitën prioritetet e tyre nëse fitojnë në zgjedhjet e nëntorit.

Barack Obama në fjalimin e tij në Uashington kritikoi presidentin George Bush dhe rivalin republikan McCain për strategjinë lidhur me Irakun:

- George Bush dhe John McCain nuk kanë strategji për sukses në Irak, ata kanë strategji për të mbetur në Irak. Ata thonë se ne nuk mund të largohemi kur dhuna është në rritje, tash ata thonë se ne nuk mund të largohemi kur dhuna është në ulje. Ata refuzojnë të bëjnë presion tek irakianët që të marrin vendime të vështira, tha Barack Obama.

Kandidati republikan, McCain në fjalimin e tij në Meksikon e Re tha se ai ka dijeni se si ti fitoj luftërat. Nëtutje ai u shpreh:

- Senatori Obama do t'ju thotë se nuk mund të fitoni në Afganistan pa humbur në Irak. Në fakt është e kundërta. Saktësisht është suksesi i shtimit në Irak që na tregon rrugën për të pasur sukses në Afganistan, tha John McCain.
XS
SM
MD
LG