Ndërlidhjet

logo-print

Kouchenr: Nuk ka ndarje të Kosovës


Ministri i jashtëm i Francës, Bernard Kouchner tha sot se "nuk do të ketë ndraje të Kosovës". Këto komente ai i bëri para gazetarëve, pasi mbajti një fjalim në Komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, me ç'rast i paraqiti prioritetet e Francës gjatë presidencës së Bashkimit Evropian.

Ai gjatë fjalimit të tij tha se procesi i transferimit nga UNMIK-u në EULEX po vazhdon në Kosovë dhe se ai sheh mundësi për bashkëpunim ndërmjet misionit të OKB-së dhe pranisë së BE-së në Kosovë. Me këtë, tha zoti Kouchner, Bashkimi Evropian është duke marrë përgjegjësinë për Kosovën.
XS
SM
MD
LG