Ndërlidhjet

logo-print

U. Bërns takohet me negociatorët e Iranit


Për herë të parë një anëtar i administratës së Bushit do të ulet të bisedojë me negociatorët e Iranit për ndaljen e pasurimit të uraniumit që mund të çojë deri te prodhimi i armëve bërthamore.

Uiliam Bërns, personaliteti i tretë në Stejt Departament, do t'u bashkohet bisedimeve në Zvicër të kryesura nga shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, dhe emisarët nga Kina, Rusia, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania.

Bisedimet në Gjenevë janë përpjekje për të kuptuar përgjigjen e Iranit ndaj ofertës së bërë nga pesë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania
XS
SM
MD
LG