Ndërlidhjet

Izraeli dhe Hezbollahu këmbejnë të burgosurit


Izraeli dhe lëvizja shiite Hezbollah filluan shkëmbimin e të burgosurëve, dy vite pas luftës një mujore ndërmjet tyre.

Hezbollahu ktheu dy arkivolë me eshtrat e dy ushtarëve izraelitë, kapja e të cilëve në brezin kufitar, shkaktoi edhe luftën.

Izraeli do të dorëzojë pesë të burgosurë libanezë, sapo të bëjë identifikimin e dy kufomave.

"Kemi marrë arkivolët nga Kryqi i Kuq dhe tani eshtrat po ekzaminohen nga ekipet tona profesionale. Pas identifikimit do të vazhdojmë me pjesën tjetër të procesit" tha një zëdhënëse e ushtrisë izraelite.

Izraeli gjithashtu do të dorëzojë edhe kufomat e rreth 200 libanezëve dhe palestinezëve të vrarë derisa provonin të infiltroheshin në Izraelin verior. Hezbollahu do të kthejë kufomat e ushtarëve izraelitë të vrarë në Libanin jugor.

Hezbollahu e kishte konsideruar fitore marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e OK-së, e cila kishte shkaktuar mospajtime në Izrael.
XS
SM
MD
LG