Ndërlidhjet

Turqi: Edhe 11 militantë kurdë të vrarë


Ushtria turke tha se 11 militantë kurdë janë vrarë në përleshjet në Turqinë juglindore, duke e ngritur në 33 numrin e kryengritësve të vrarë nga ushtria, në pesë ditët e fundit.

Ushtria tha se ata janë vrarë në operacionin në provincën Hakari, e cila është në kufi ndërmjet Irakut dhe Iranit.

Dje, ushtria njoftoi për 22 militantë të vrarë në provincën Sirnak.
XS
SM
MD
LG