Ndërlidhjet

logo-print

Turqia kërkon zgjidhje për Iranin


Ministri i Jashtëm i Iranit Manuchehr Mottaki do të takohet me zyrtarët e Turqisë, të premten, në Ankara.

Duke paralajmëruar këtë vizitë, Ministri i Jashtëm i Turqisë Ali Babacan tha se dialogu është "instrumenti kryesor" për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Teheranit dhe Perëndimit, rreth programeve bërthamore të Iranit.

Ministri tha se programet bërthamore të Iranit do të jenë njëra ndër temat kryesore edhe në takimin e tij, nesër, me zyrtarin e lartë të Uashingtonit, Stephen Hadley.
XS
SM
MD
LG