Ndërlidhjet

Identifikohen dy ushtarët izraelitë


Izraeli dhe lëvizja shiite Hezbollah filluan shkëmbimin e të burgosurëve, dy vite pas luftës një mujore ndërmjet tyre.

Radio publike e Izraelit tha se ekspertët mjeko-ligjor konstatuan se dy kufomat e dorëzuara më herët nga Hezbollahu, janë të dy uhstarëve izraelitë, kapja e të cilëve në vitin 2006, shkaktoi luftën.

Tani Izraeli do të dorëzojë pesë të burgosurë libanezë, përfshirë njërin që është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e katër izraelitëve.

Izraeli gjithashtu do të dorëzojë edhe kufomat e rreth 200 libanezëve dhe palestinezëve të vrarë derisa provonin të infiltroheshin në Izraelin verior. Hezbollahu do të kthejë kufomat e ushtrave izraelitë të vrarë në Libanin jugor.
XS
SM
MD
LG