Ndërlidhjet

logo-print

NATO sulmon kryengritësit në Pakistan


NATO tha se forcat e saj në Afganistan sulmuan caqe brenda territorit të Pakistanit, pasi ndaj tyre ishte qëlluar me zjarrë nga ajo anë e kufirit.

Në komunikatë u tha se trupat e Aleancës janë kundërpërgjigjur me artileri dhe sulme ajërore.

Tensionet përgjatë kufirit janë shtuar, për shkak të sulmeve të kryengritësve në Afganistanin lindor, që vijnë nga territori i Pakistanit.
XS
SM
MD
LG