Ndërlidhjet

logo-print

BE shton privilegjet për veteranët e muzikës


Interpretuesit veteranë të muzikës si Cliff Richard dhe Beatles do të gëzojnë privilegje gjatë viteve të ardhshme sipas skemës së Bashkimit Evropian, e cila i vendos ata në pozitë më të barabartë me kompozitorët.

Sipas planit të BE-së të aprovuar sot, e drejta e autorit për muzikantët dhe këngëtarët është zgjatur për 95 vjet nga 50 sa ishte deri tani.

Për kompozitorët, mbrojtja e të drejtës së autorit do të vazhdojë deri në 70 vjet pas vdekjes.

Bashkimi Evropian tha se pa reforma, 7.000 interpretues vetëm në Britani, do të humbnin privilegjet e tyre gjatë 10 viteve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG