Ndërlidhjet

Mullin: Reduktime të reja të trupave në Irak


Përfaqësuesi i lartë i Departamentit amerikan të Mbrojtjes tha se pret që të rekomandojë reduktime të mëtejme të trupave në Irak, deri në fund të këtij viti.

Admirali Mike Mullin, shef i Shtabit të Përgjithshëm, tha se gjatë vizitës së fundit në Irak ka vërejtur se kushtet janë përmirësuar më shumë se sa pritej dhe se situata e sigurisë është "shumë më e mirë".

Pentagoni është në fazën e 45 ditëve të vlerësimit rreth trupave të nevojshme për operacionet në Irak.

XS
SM
MD
LG