Ndërlidhjet

logo-print

Berlini ndërmjetëson për Abkazinë


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank Valter Steinmeier udhëtoi për në Gjeorgji dhe në Rusi, në përpjekje për zbutjen e tensioneve rreth rajonit të Abkazisë.

Ai do të takohet në Tbilisi me zyrtarët gjeorgjianë, ndërsa nesër do të qëndrojë në Abkazi, prej ku do të udhëtojë për në Moskë ku do të takohet me homologun Sergei Lavrov.

Tensionet në rajonin e Abkazisë, që kërkon shkëputjen nga Gjeorgjia dhe gëzon përkrahjen e Rusisë, janë shtuar kohët e fundit.
XS
SM
MD
LG