Ndërlidhjet

Kabul: Ushtria pranon vrasjen e 8 civilëve


Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se të paktën tetë civilë afganë janë vrarë dhe dy janë plagosur në sulmet ajërore, të martën, në provincën Farah, të Afganistanit.

Koalicioni tha se sulmi është ndërmarrë pasi patrulla ushtarake është qëlluar me armë zjarri nga shtëpitë përgjatë rrugës në këtë provincë.

Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 700 civilë afganë janë vrarë në dhunën në Afganistan që nga fillimi i vitit.
XS
SM
MD
LG