Ndërlidhjet

Kouchner: Qasje e re e SHBA-ve ndaj Iranit


Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner ka mirëpritur planet e Shteteve të Bashkuara për të ndjekur bisedimet e fundjavës me përfaqësuesit e Iranit rreth programeve bërthamore.

Kouchner e quajti vendimin si "qasje të re" nga Uashingtoni. SHBA-të vendosën të dërgonin diplomatin William Burns në bisedimet e së shtunës në Gjenevë.

Në takim, ku do marrin pjesë dhe të dërguarit e fuqive të tjera të mëdha do diskutohet oferta evrppiane ndaj Teheranit.

Oferat ofron favore ekonomike për Iranin në shkëmbim të pezullimit të programeve për pasurimin e uraniumit
XS
SM
MD
LG