Ndërlidhjet

logo-print

Steinmeier arriti në Gjeorgji


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank Valter Steinmeier arriti në Gjeorgji, në përpjekje për zbutjen e tensioneve rreth rajonit të Abkazisë. Ai do të takohet në qytetin Batumi në Detin e Zi me presidentin Saakashvili. Nesër do të qëndrojë në Abkazi, nga ku do të udhëtojë për në Moskë ku do të takohet me homologun Sergei Lavrov.

Lavrov ka akuzuar Perëndimin se po bllokon përpjekjet për lehtësimin e tensioneve mes Gjeorgjisë dhe Abkazisë.

Lavrov kujtoi rezolutën e paraqitur nga Rusia në Këshillin e Sigurimit ku kërkohej që të dyja palët të binin dakord për tu vetpëmbajtur dhe të mos përdornin forcën.
Propozimi rus u bllokua nga vendet perëndimore, theksoi Lavrov.

Tensionet në rajonin e Abkazisë, që kërkon shkëputjen nga Gjeorgjia dhe gëzon përkrahjen e Rusisë, janë shtuar kohët e fundit.
XS
SM
MD
LG