Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Ndihmë Serbisë kundër pavarësisë


Rusia do të ndihmojë Serbinë që të dërgojë ankesën e saj kundër pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë.

"Nuk ka dyshim se do ta mbështesim kërkesën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së" që të apelojë pranë Gjykatës Ndërkombëtare në shtator, tha shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës është e "paligjshme", tha Lavrov gjatë bisedimeve me homologun e tij serb Vuk Jeremiç.

Ky i fundit lidhur me hapat e Beogradit në drejtësinë ndërkombëtare tha se "është një veprim i rëndësishëm diplomatik për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë".
XS
SM
MD
LG