Ndërlidhjet

BE thirrje Serbisë për Kosovën


Bashkimi Evropian do t'i bëjë thirrje qeverisë së re të Serbisë të luajë një rol konstruktiv në përpjekjet evropiane për stabilizimin e Kosovës.

Kërkesa, sipas agjencisë Reuters do të bëhet edhe zyrtarisht në takimin e javës së ardhshme të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së.

"Këshilli shpreh pritshmërinë e vet se qeveria e re serbe do të shtyjë përpara marrëdhëniet pozitive me BE-në dhe vendet anëtare për të zhvilluar një qasje konstruktive sa i përket përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin në Ballkan", citohet nga Reuters propozim deklarata e BE-së.
XS
SM
MD
LG