Ndërlidhjet

Bruksel: Mbahet takim i përfaqësuesve ndërkombëtarë për Kosovën


Në Bruksel sot mbahet një takim i përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, të NATO-s, të OKB-së dhe të OSBE-së, për përcaktimin e bashkëpunimit të të gjithë faktorëve ndërkombëtarë në Kosovë, e veçanërisht të KFOR-it, UNMIK-ut të rikonfiguruar dhe misionit në përgatitje EULEX.

Pritet që në këtë takim do të marrin pjesë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, zyrtari i lartë i BE-s, Havier Solana dhe shumë përfaqësues të tjerë.
XS
SM
MD
LG