Ndërlidhjet

Teheran: Shpresa për "negociata të mira dhe konstruktive"


Negociatori kryesor për programin bërthmor iranian, Saeed Jalili tha se ai shpreson për "negociata të mira dhe konstruktive" në takimet e pritura me fuqitë botërore.

Këto komente u bënë para takimit të nesërm në Gjenevë, ku do të diskutohet për stimulimet e planifikuara për ta bindur Iranin që t'i ndalë veprimtaritë për pasurimin e uraniumit.

Shtetet e Bashkuara, duke e ndërprerë politikën e së kaluarës, po e dërgojnë zyrtarin e lartë të Departamentit të shtetit, Willaim Burns, për të marrë pjesë së bashku me zyrtarët nga Bashkimi Evropian, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina.

Minsitri i jashtëm iranian, Manucher Mottaki dje e vlerësoi "pozitive" pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, ndërsa sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, tha se kjo tregon se komuniteti ndërkombëtar është unik në përpjekjet diplomatike lidhur me Iranin.
XS
SM
MD
LG