Ndërlidhjet

NYT: “Bushi në kthesë, pranon idenë për afatet në Irak”


“New York Times”

Presidenti Bush është pajtuar me "afatin e përgjithshëm kohor" për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku, si rezultat i progresit në Irak dhe thellësisë së kundërshtimeve politike në Shtetet e Bashkuara ndaj një pranie të pambarim në Irak.

Presidenti Bush për një kohë të gjatë e ka konsideruar të rrezikshëm përcaktimin e afateve për tërheqje nga Iraku. Tash ky zhvillim sinjalizon kthesë serioze rreth luftës në Irak.

Pesë vjet nga lufta që nisi me përmbysjen e Sadam Hyseinit, prania ushtarake amerikane tash dukshëm, nëse jo tërësisht, varet nga këmbëngulësia e irakianëve.

Shtëpia e Bardhë nuk ka ofruar hollësi rreth afatit konkret për tërheqje, por zyrtarët thonë se detajet do të përcaktohen më vonë.

Ky veprim mund të nxisë debate tjera politike në Amerikë rreth luftës në Irak dhe për përfundimin më të mirë të saj, në çastin kur madje edhe presidenti Bush është i gatshëm të flasë për dhënien fund të pranisë amerikane.

Kjo ide është lansuar në çastin kur kandidati presidencial demokrat, Barack Obama, që është zotuar për përcaktim të afateve të saktësuara për tërheqje të shumicës së trupave luftarake, përgatitet për të vizituar Irakun dhe Afganistanin.

Një zyrtar i Irakut ka thënë se tërheqja e amerikanëve dhe forcave tjera të huaja është esenciale për arritjen e një ujdie.

Por, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, zoti Xhondroe, ka thënë se marrëveshja me Iarkun nuk do të përcaktojë nivelin e trupave amerikane në faza të caktuara kohore, por do të reflektojë tranzicionin te forcat e Irakut. Fokusi do të jetë te bartja e misionit te Iraku dhe jo te niveli i trupave atje, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Marrëveshja që negociatorët amerikanë dhe irakianë janë duke e përgatitur, është modeste dhe më pak pakt strategjik afatgjatë, për të cilin zoti Bush dhe zoti Maliki ishin zotuar gjatë nëntorit të kaluar.

Në Kongres madje edhe kjo ujdi eventuale për praninë ushtarake amerikane vazhdon të ballafaqohet me kundërshtim.

Kongresmeni Bill Delahunt, demokrat nga Masaçusetsi, që ka mbajtur dëshmi për legalitetin e marrëveshjes që administrata po e kërkon, ka thënë se "esencial është përcaktimi i afatit me data të saktësuara", duke e cilësuar planin kohor të Shtëpisë së Bardhë nebuloz.

XS
SM
MD
LG